Bota

FOTO/ Ushtarë me maskë, sheshet bosh e çdo gjë e mbyllur, ndalet jeta në Milano

Sheshet, dyqanet, metrotë dhe çdo gjë tjetër është bosh. Të gjithë njerëzit janë izoluar dhe ata të paktë që guxojnë të dalin në rrugë janë të pajisur me maska kundër koronavirusit.

ITALI- Jeta në Milano ka ndalur. Qyteti i zhumrshëm italian, tashmë është shndërruar në një nga qytetat më me pak jetë. Sheshet, dyqanet, metrotë dhe çdo gjë tjetër është bosh. Të gjithë njerëzit janë izoluar dhe ata të paktë që guxojnë të dalin në rrugë janë të pajisur me maska kundër koronavirusit.

Në mediat ndërkombëtare janë publikuar disa foto, ku shihet se sheshi “Duomo”, është mbyllur, është pezulluar një nga sfilatat e famshme të modes që u programua nga Giorgio Armani, po ashtu dhe teatri “La Scala” nuk është i hapur dhe sporti “ka ngrirë”. Për më shumë shihni fotot që tregojnë anën e errët e Milanos pas përhapjes së koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment