Rajoni

Të gjithë në orën 6 këndojnë himnin në dritare/ Italianët ngrejnë moralin, blogerja e njohur mbledh miliona euro për ndihmë. ‘VIP-at’ shqiptarë se ‘çajnë kokën’

Italianët kanë kënduar nga ballkonet e tyre në të gjithë vendin, si një përpjekje për të rritur moralin gjatë izolimit total të vendit prej Covid-19 që ka vrarë në Itali më shumë se 1200 persona.

ITALI– Koronavirusi ka paralizuar tërësisht jetën në Itali duke i mbyllur të gjithë qytetarët në banesat e tyre. Mirëpo ata e kanë gjetur një rrugë argëtimi; këngën. Italianët kanë kënduar nga ballkonet e tyre në të gjithë vendin, si një përpjekje për të rritur moralin gjatë izolimit total të vendit prej Covid-19 që ka vrarë në Itali më shumë se 1200 persona.

Videot e filmuara kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërkohë që syrin ta vrasin rrugët boshe, pa asnjë gjallëri. Ndërkohë edhe blogerja e njohur me famë botërore, Chiara Ferragni ka nisur një tjetër ritual.

Çdo ditë qytetarët italianë të dalin në ballkonin e tyre apo në dritarë në orën 18:00 dhe të këndojnë himnin e Italisë, “Fratelli d’Italia”. Nismës së saj i janë bashkuar shumë qytetarë, ndërsa që videot janë shpërndarë kudo në rrjete sociale.

Përveç kësaj, ajo ka ngritur edhe një fond për donacione për të gjithë të prekurit nga pandemia duke mbledhur deri më tani rreth 3 milionë dollar, brenda vetëm një ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do thoni ju po “VIP-at” shqiptarë ku janë?

Po postojnë foto sesa u mungon plazhi, apo diskutojnë me ndjekësit halle më të madhe të tipit: A dini ndonjë vend ku lahen çantat e firmave?

(k.m./dosja.al)

Shto Koment