LIVE UPDATES
Aktualitet

Jeta luksoze e Festim Latos, lëvizte me roje të armatosura, flasim ‘viktimat’: Si na zhvati 7 mln €, u vra për hakmarrj

28 Korrik 2019, 05:36 Nga DOSJA
Jeta luksoze e Festim Latos, lëvizte me roje të armatosura, flasim

Holandë- Për vrasjen e Festim Latos, presidentit të vetëshpallur të Çamërisë kanë dalë detaje të reja.  Media holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar një artikull të gjatë ekzekutimit të Latos. Ajo ngre dyshimet se vrasja e Festim Latos mund të jetë bërë për hakmarrje pasi kishte shumë borxhe.

“De Telegraaf” ka publikuar dëshmitë e disa prej personave të mashtruar, të cilët kanë treguar si funksiononte sipërmarrja e mashtrimit të Latos. Njëri prej sipërmarrësve që ka rënë pre e Latos ishte “Vincent”, i cili nuk tregon emrin e vërtetë nga frika e hakmarrjes. Për shkak të “qëllimeve të mira” të Latos, “Vincent” thotë se i ka dhënë “një shumë me pesë zero” atij, që i kishte bërë disa premtime.

 

 

“Nën maskën e luftës për një Çamëri të pavarur, Lato iu afrua dhjetëra sipërmarrësve Holandezë. Njëri prej tyre ishte “Vincent”. Pjesërisht për shkak të ‘qëllimeve të mira’ të Latos, Vincent – i cili për shkak të frikës së hakmarrjes nuk dëshiron të thirret me emrin e tij të vërtetë – i dha Shqipërisë një ‘shumë me pesë zero’.”, shkruan “De Telegraaf”.

Një tjetër ish-punonjës i Latos konfirmoi se “Vincent” ishte vetëm një nga shumë viktimat e mashtrimit. “Të paktën shtatë milionë euro’ borxhe”, thotë një tjetër ish-punonjës, ndërsa në prill të këtij viti falimentoi. Sipas “Vincent”, vitin e kaluar Lato ishte duke u ndjekur nga policia. Hetimi kishte nisur pas denoncimit të personave që Lato kishte mashtruar. Por një zëdhënës i policisë nuk pranon të komentojë.

Sipas “De Telegraaf” një “figurë mafioze”  tjetër deklaron: “Ai gjithmonë kishte mijëra euro të gatshme. Në shtëpi, Lato kishte një grup shqiptarësh të fortë rreth tij.”, shprehet ai.

Ndërsa një tjetër person që ka punuar për të deklaron:  “Dhe gjatë udhëtimeve ne ishim të shoqëruar nga truproja private të armatosura, qëndronim në hotele luksoze dhe lëviznim në Mercedes të blinduar”.

Ish-punonjësit thonë se Lato nganjëherë mbante një armë me vete dhe se ai dikur e ishte kërcënuar.

Ai u bashkua me organizatat ndërkombëtare, organizoi konferenca dhe shkoi në Parlamentin Europian në Bruksel dhe Pallatin e Paqes në Hagë. Lato bënte shpesh foto para flamujve të vendeve evropiane dhe me personalitete”, shkruan media holadeze.

Drejtori i Pallatit të Paqes Erik de Baedts u shpreh se “Nuk e kemi njohur kurrë. Në qoftë se nuk do të kishte vdekur do të kishim marrë masa ligjore pas falsifikimeve të shumta që ai ka bërë.”

Një noter zbërthen akoma më shumë skemën e mashtrimit të Latos. “Ky njeri ka shkaktuar shumë mjerim. Ai çoi shumë familje në humnerë financiare duke i mashtruar për Çamërinë. Ai kishte falsifikuar dokumentet zyrtare, për të bërë të duket se organizata e tij kishte miliona euro nga Bashkimi Evropian. Ai u kërkoi njerëzve dhjetëra mijëra euro. Njerëzit e përfshirë pastaj do të shpërbleheshin bujarisht për këtë. Në disa raste ai përfshiu njerëz të ndryshëm në dorëzani dhe i vuri nën kontroll”, thotë noteri, i cili shton se dëshiron të mbetet anonim për shkak të detyrës së tij të fshehtësisë. “E kuptoj se paratë që ai vodhi shkuan në Shqipëri. Duhet të ketë miliona euro. Si vdiq ai? Duket shumë e mundshme që të jetë hakmarrje. Me sa duket ai u ngatërrua me personin e gabuar”, shton ai.

Burimi: De Telegraaf

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flasim viktimat e latos jeta luksoze e latos vritet festim lato zhvatja e 7 mln € flasim viktimat e latos jeta luksoze e latos vritet festim lato zhvatja e 7 mln €

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni