Virale

‘Jeta ime me Enverin’/ Libra, foto të diktatorit dhe xhezve përdhé…çfarë mbeti brenda grumbullit të rrënojave nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës

FOTO
  • VIDEO/ IKMT vijon aksionin dhe shemb shtëpinë ku jetoi Nexhmije Hoxha
  • Siç shihet në këto foto, në tokë kishin mbetur libra të vjetër dhe ai më i fundit i Nexhmijes “Jeta ime me Enverin”, një xhezve të vjetër, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha dhe artikuj të tij në gazetat e kohës.
    Featured image of article: ‘Jeta ime me Enverin’/ Libra, foto të diktatorit dhe xhezve përdhé…çfarë mbeti brenda grumbullit të rrënojave nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës Pamje nga godina e Nexhmije Hoxhës

    TIRANË– Shtëpia ku e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija u shemb ditën e sotme nga IKMT-ja për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit të Unazës së Re. (Shiko këtu)

    Por mesa duket, familjarët edhe pse prej ditësh po merrnin gjithë sendet e mbetura nga shtëpia nuk kanë arritur që ta boshatisin në kohë, duke lënë brenda disa objekte.

    Siç shihet në këto foto, në tokë kishin mbetur libra të vjetër dhe ai më i fundit i Nexhmijes “Jeta ime me Enverin”, një xhezve të vjetër, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha dhe artikuj të tij në gazetat e kohës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë vetëm pak ditë me parë, djali i çiftit Hoxha, Ilir Hoxha i dërgoi një letër kryeministri Edi Rama ku pretendonte se IKMT-ja i kishte dhunuar banesën dhe gjatë aksionit për shembjen e godinës dy katëshe u kishin vjedhur relike dhe dokumenta të të atit të tij.

    Por si u zhvendos familja Hoxha nga vila 31 tek “Pularia” në dalje të Tiranës? Pas ardhjes së demokracisë në vend, familja Hoxha u zhvendos në godinën dy katëshe, në të cilën Nexhmije Hoxha jetoi për më shumë se dy dekada deri në ditën që u nda nga jeta, në shkurt të këtij viti.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment