LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Jeta dhe shëndeti: 5 hapat drejt pjekurisë emocionale

11 Nëntor 2019, 09:14 Nga DOSJA
Jeta dhe shëndeti: 5 hapat drejt pjekurisë emocionale

TIRANË– Udha që hap përpara kjo temë është shumë e gjërë dhe e mahnitshme. Është arti i të qënit nënë. Vetëm një qenie si nëna është pajisur me ndjenja delikate që të mund të ushqejë me dashuri të mjaftueshme një qenie tjetër së cilës ajo po i vjen në ndihmë.  Është pikërisht ndjenja e sigurisë guri i themelit për të patur në të ardhmen fëmijë me zemra të buta.

Si krijohet ndjenja e sigurisë?

E thënë shumë shkurt përgjigjja në kohën e duhur të nevojave të tij shpirtërore. Ne këtyre çështjeve i largohemi sa më shumë të jetë e mundur sepse kemi një familje që nuk na mbështet, dhe një shoqëri që na nënvlerëson, atje ku numërohen vetëm tringëllimat e metalta të lekut i cili qëndron si barierë mes nesh dhe fëmijëve tanë. Një shoqëri që nuk investon për rrënjët kërkon të hajë frutat.

E çuditshme pastaj kur merremi me sjelljet problematike?!

Pjekuria emocionale arrihet nëpërmjet një procesi që ka 5  shkallë sipas Prof. Dr. Gordon Neufeld.

Ato janë: Shprehja, Emërtimi, Përjetimi,Përzjerja dhe Reflektimi.

Të gjitha këto shkallë duhet të përshkohen nga fijet e padukshme të atashimit apo marrëdhënies me fëmijën.

Shprehja e emocioneve.

Sipas Prof. Dr. Allan Schore rryma e re, apo paradigma e re që tashmë ekziston sot në psikologjinë e zhvillimit është paradigma emocionale. Profesor Schore shprehet: “Pa dyshim emocioni e ka origjinën nga trupi” Zemra është vendi ku krijohen emocionet. Mendjes i duhet 5-10 sekonda për të kuptuar atë që ndjen zemra.

Çfarë duhet të bëjmë ne si prindër që kemi një fëmijë që i shpreh të gjitha emocionet që ndjen?

Në vitet e para të jetës së tyre fëmijët shprehen me anë të sjelljes e cila është kanal komunikimi. Mirëpo kjo sjellje për ne është e papranueshme si rezultat … edhe ndjenjat e fëmijës. Të gjithë e dimë parimin e tenxheres me presion. Sa më lehtë të dalë avulli më mirë. Për t’u shprehur të gjithë kemi nevojë për një ambient që na pranon, ku ne ndihemi të sigurt, larg paragjykimeve dhe ftohtësisë. Në një ambient të ngrohtë ku ne e ndjejmë se na duan dhe ndihemi të vlerësuar ne shprehemi lirshëm, pa pengesa.

Si duhet të veprojmë me fëmijët në mënyrë që ata t’i shprehin të gjitha emocionet?

Hapi i parë drejt kësaj është pranimi i emocioneve, qoftë pozitive, apo negative. Ato janë pjesë e mrekullisë së krijimit të Zotit dhe arti ynë si prindër. Ne duhet t’i ftojmë fëmijët t’i shprehin ato dhe jo t’i ndalojmë. Hapi i tretë nënkupton ndihmën që duhet t’i japim ne fëmijëve kur përjetojnë emocione negative në përballjen me to.

Në periudhën kur fëmijës i mungojnë fjalët por shprehet vetëm me komunikimin joverbal, që mund të jetë nga 0- 2 vjeç mesatarisht sinjalet joverbalë që 7 lloje (kontakti me sy, shprehja e fytyrës, toni i zërit, qëndrimi, gjestet, përsëritja në kohë dhe intensiteti i përgjigjes).

Sipas Prof. Dr. Daniel Siegel “komunikimi joverbal është ushqimi më i mirë për fëmijën.” Ai thotë: “Nëse e gjithë bota do të dinte të komunikonte në mënyrë joverbale, do të kishim një botë më të mirë.” Të qenit të sinkronizuar me fëmijën i jep mbështetje kur përjeton inat, mërzi, trishtim, etj, thënë ndryshe një gjuhë zemrash.

Emërtimi

Ato që ndjen fëmija ne t’i përkthejmë me gjuhën e fjalëve në mënyrë që të krijohet një përputhje midis asaj që ndjen fëmija dhe fjalëve që kemi ne për emocionet.

Për shembull, kur e shohim të shqetësuar t’ia mësojmë fjalën shqetësim.

Kjo kërkon sërish sinkronizim, depërtim në thellësi të shpirtit të tij apo të saj, lexim në brendësi. Fjalët janë çelës për formimin e ndërgjegjjes së fëmijës. Nëse fëmijët nuk i njohin dhe nuk i kuptojnë emocionet e tyre si mund të presim më vonë që t’i menaxhojnë ato si duhet?

Përjetimi i ndjenjave.

A është mirë që fëmijës t’ia mohojmë përjetimin e ndjenjës së inatit, mërzizë, kundërshtimit, frikës, etj?

Sigurisht që jo, sepse ylberi i ndjenjave ka edhe ngjyrat e ftohta. Për të gjitha këto ndjenja edhe të tjera nevojitet një mburojë. Mburoja është atashimi me nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Ajo është liria për t’i përjetuar ato, por, duke qënë i kuptuar deri në deje nga një krijesë tjetër.

E kush mund të ishte më mirë se sa prindërit?

Dhe e vërteta tjetër është se të gjitha këto duhet të përjetohen nga fëmija por sekreti është se në 7 vitet e para fëmijët janë shumë të ndjeshëm dhe përjetimi i vazhdueshëm i ndjenjave negative le pasoja të cilat ndikojnë sistemin e tyre të brishtë nervor dhe shëndetin në të gjitha drejtimet.

Nëse fëmija përjeton trishtim apo dëshpërim, duhet ta lejojmë ta përjetojë atë, por duke e mbështetur, duke i qëndruar përkrah apo duke e ngushëlluar për zhgënjimin që mund të ketë patur. Kjo kultivon tek fëmija reziliencën apo aftësinë për t’u përshtatur.

Përzierja.

Ena e përzierjes së emocioneve është korja paraballore e trurit. Që të përzihen emocionet ato së pari duhet të ndihen, të përjetohen dhe të njihen lehtë. (për këtë nevojiten 3 hapat që sapo përshkruam) Periudha kur fëmijët përjetojnë dy apo më shumë emocione në të njëjtën kohë është periudha 5 – 7 vjeç sipas psikologjisë së zhvillimit.

“Korja paraballore lidh gjithçka me gjithçka tjetër (dmth të gjitha pjesët e trurit me njëra – tjetrën).” – thotë Prof. Dr. Daniel Siegel.

Po ashtu prof. Siegel shprehet se korja paraballore tek fëmijët formohet në sajë të marrëdhënieve me prindërit. Arti i prindërimit qëndron në përzierjen e emocioneve tek fëmija, ashtu si piktori që përzien ngjyrat me delikatesë, nuancat më të holla di t’i dallojë dhe t’i formojë, pikërisht prej të kundërtave.

Po ashtu, prindërit, nga hidhërimi që ndjen fëmija për lodrën e rrëmbyer nga i vëllai dhe dashurinë që ka për të, të formojnë ndjenjën e vetëkontrollit por kjo në situatë të qetë, në kontekstin e atashimit, kur marrëdhëniet janë të mira, fëmija është më i qetë dhe larg “incidentit”.

Në kohë stresi qendra e arsyetimit, hipokampusi, pushtohet nga hormonet, memorja afatshkurtër stopohet dhe fëmija nuk mendon dot qartë.

Hapi i pestë që krijon pjekurinë emocionale është reflektimi.

Kjo do të thotë ta veçosh fëmijën nga ndjesitë e tij, ai është ai që është, por ka momente që ndihet kështu. Emocionet janë si retë në qiell, ikin, kalojnë i merr era.

Sipas studimeve një emocioni i duhet 1 minutë e gjysëm të përjetohet, më pas vendin e tij e zë një emocion tjetër.

Gjithashtu, tek fëmijët duhet të mbështesim të qënit me dy ndjenja në të njëjtën kohë, ashtu siç ndihemi edhe ne herë pas here. Duhet të diferencojmë ndjenjat nga vlerat, (çfarë është e mirë dhe e keqe) apo besimet, (çfarë është e vërtetë ose jo) dhe t’i krijojmë mundësi fëmijës t’i përjetojë njëkohësisht të kundërtat, në mënyrë që të krijohet pjekuria emocionale.

Kështu ai do të meditojë mbi mënyrën se si ndihet, peshorja do të vendoset në mendjen e tij. Që t’i realizojmë të gjitha këto ne duhet kemi parasysh marrëdhënien tonë me ndjenjat e fëmijës e cila çon në marrëdhënie të fëmijës me ndjenjat e tij e më pas në sjelljen e tij me njerëzit.

Nëse ne nuk i pranojmë disa ndjenja tek fëmija dhe u themi t’i mohojnë ato apo t’i shtypin si mund të presim që ata të përballen me to, t’i përjetojnë, t’i përziejnë me ndjenja të tjera dhe më pas të reflektojnë duke u kthyer edhe një herë prapa.

Gjuha e ndjenjave nënkupton shprehjen, të kuptuarit, emërtimin, normalizimin, vëzhgimin, mbrojtjen, leximin e saktë, mbështetjen, dhe më pas përzierjen dhe reflektimin.

Të gjitha këto me durim e mëshirë. Investimi në të mësuarit e gjuhës së emocioneve apo inteligjencës emocionale është një nga vlerat më të larta që mund t’u përcjellim fëmijëve. Kështu ata do të kuptojnë veten dhe do të “lexojnë” gjendjet emocionale të të tjerëve duke e vënë veten në vendin e të tjerëve.

Marrë nga Rrugëtimi.com 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

psikologji psikologji 5 hapat jeta pjekuria emocionale shendeti zemra e fëmijës 5 hapat jeta pjekuria emocionale shendeti zemra e fëmijës

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni