Rajoni

Jeremiç: Serbia në Uashington është zotuar të ndalojë përgjithmonë lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiç tha se Serbia, përmes pranisë së Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, “ishte përdorur si një mjet i disponueshëm në fushatën zgjedhore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump”.
Featured image of article: Jeremiç: Serbia në Uashington është zotuar të ndalojë përgjithmonë lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës Vuk Jeremiq

SERBI– Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, deklaroi sot se Serbia, me nënshkrimin e presidentit Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, u zotua që “të ndalojë përgjithmonë lobimin” në botë për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe për herë të parë në historinë e diplomacisë jugosllave dhe serbe shkel një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Ne jemi zotuar ad infinitum, kështu që pa një afat kohor, të mos e bëjmë këtë, ndërsa Prishtina është zotuar që për një vit të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.”- citohet të ketë thënë Jeremiq, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Jeremiç, duke rënë dakord për të zhvendosur Ambasadën Serbe në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem, Rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të OKB e vitit 1980 u shkel drejtpërdrejt, e cila detyron vendet anëtare të OKB të mos hapin ambasada në Jerusalem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jeremiq, i cili është gjithashtu ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se Serbia, përmes pranisë së Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, “ishte përdorur si një mjet i disponueshëm në fushatën zgjedhore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump”.

I pyetur në lidhje me vendimin e qeverisë serbe për të pezulluar të gjitha stërvitjet ushtarake me të gjithë partnerët ushtarakë dhe të braktisë stërvitjen ushtarake me Bjellorusinë për gjashtë muaj, si dhe deklaratën e ministrit Aleksandar Vulin se Serbia është “nën presion të tmerrshëm dhe të pa merituar nga BE”, Jeremiç tha se ndjeshmëria e BE-së ishte rritur për shkak të ngjarjeve në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale atje.

Marrë nga Telegrafi

Shto Koment