Aktualitet

DEKLARATA/ Jepet masa për Koço Buzon, gjykata e Elbasanit lë në burg 58-vjeçarin që ekzekutoi me gjakftohtësi bashkëshorten: Nuk e kam bërë unë, e mora vesh ngjarjen nga shokët në polici

Gjatë seancës që u mbajt ditën e sotme Buzo para trupit gjykues e ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk mban mend të ketë bërë gjë.
Featured image of article: DEKLARATA/ Jepet masa për Koço Buzon, gjykata e Elbasanit lë në burg 58-vjeçarin që ekzekutoi me gjakftohtësi bashkëshorten: Nuk e kam bërë unë, e mora vesh ngjarjen nga shokët në polici Liljana Buzo dhe Koço Buzo dhe pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit e ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili disa ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo. Gjatë seancës që u mbajt ditën e sotme Buzo para trupit gjykues e ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk mban mend të ketë bërë gjë. Buzo ka deklaruar se nuk filste me bashkëshorten e tij prej 6 muajsh, dhe se vrasjen e ka marrë vesh nga shokët e tij në polici. 

Avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka pranuar masën e sigurisë të caktuar nga togat e zeza dhe e ka cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij. Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Sipas të dhënave krimi ka qenë i parashikuar, pasi një natë para vrasjes ai e kishte paralajmëruar atë të mos bënte kërkesë për urdhër mbrojtje.

Koço Buzo, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në derën e gjykatës e kishte paralajmëruar këtë të fundit, Liljanën që të mos shkonte në sallë. Mësohet se mbrëmjen e të mërkurës ai i kishte thënë Liljanës që të mos shkonte në seancën gjyqësore për të vijuar me divorcin e tyre, por ajo nuk ishte bindur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E shoqëruar nga të dy djemtë, Liljana shkoi në sallën e gjyqit pa e ditur që kur të dilte nga aty e priste vdekja. Sapo mbaroi seanca gjyqësore, Buzo mori kallashnikovin, thikën dhe i zuri protë Liljanës. Ai e preu me thikë dhe me pas e qëlloi me breshëri kallashnikovi. Liljana Buzo u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Ndërsa autori u vu në pranga.

(I.A;d.a/dosja.al)

  • 17:05

    “Nuk mbaj mend asgjë”/ Ekzekutoi gruan në dalje të Gjykatës së Elbasanit, Koço Bozos mohon akuzat: Nuk isha unë, ngjarjen e mora vesh nga shokët në polici

    Ish-polici Koço Buzo, i cili ekzekutoi gruan e tij, Liljana Buzo në afërsi të Gjykatës së Elbasanit ka mohuar akuzat e vrasjes. Para Gjykatës, Buzo mësohet të ketë thënë se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur dhe se nuk kishte qënë ai që e ka shkrepur armën. Buzo është shprehur se nuk fliste prej 6 muajsh me bashkëshorten, dhe tha se ngjarjen e ka marrë vesh nga shokët që ka në polici.

    “Nuk e di, nuk mban mend. Nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët në polici që e kam vrarë, por unë nuk e mbaj mend që e kam vrarë”, mësohet të ketë ketë thënë Buzo.

    Gjatë seancës që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit e la në burg Buzon, për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Masa e dhënë nga Gjykata, u pranua edhe nga avokati i tij mbrojtës, i cili e ka cilësuar veprën e Buzos, si një krim të rëndë.

Shto Koment