Politike

Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Korçë, Andrea Mano, zbulohet arsyeja e largimit nga posti

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka liruar “vendin” pasi do të marrë pjesë në garën brenda partisë për të fituar postin e kandidatit për deputet.
Featured image of article: Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Korçë, Andrea Mano, zbulohet arsyeja e largimit nga posti Andrea Mano

KORÇË– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mësohet se Mano ka liruar “vendin” pasi do të marrë pjesë në garën brenda partisë për të fituar postin e kandidatit për deputet.

Shkak për dorëheqjen e tij është “formula” e re që po zbatohet brenda PD-së, në të cilën sqarohet se të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputet dhe që mbajnë postin e drejtuesëve lokalë, duhet të heqin dorë nga detyra që mbajën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e Manos, për të koordinuar demokratët e Korçës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment