Showbiz

Jennifer Lopez ‘kapet mat’ sërisht me Ben Affleck, dyshja nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht që janë bashkë

Jennifer Lopez me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck janë parë të lumtur së bashku në Miami të dielën.
Featured image of article: Jennifer Lopez ‘kapet mat’ sërisht me Ben Affleck, dyshja nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht që janë bashkë Jennifer Lopez, Ben Affleck

MIAMI– Aktroja dhe këngëtarja, Jennifer Lopez dukej e lumtur ndërsa u ribashkua me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck në Miami të dielën. Yjet e Hollyëood-it u fotografuan në rezidencën private të këngëtares në Florida. Dyshja besohet se kanë rindezur romancën e tyre vite pasi i dhanë fund fejesës në 2004.

Jennifer Lopez, Ben Affleck

Megjithëse ata nuk kanë komentuar asgjë publikisht, fotot flasin ndryshe. Javët e fundit, Affleck është parë duke vizituar shtëpinë e këngëtares në Los Angeles, ndërsa kanë qenë dhe në një udhëtim në Montana. J.LO u nda nga i fejuari Alex Rodriguez në Prill pas një fejese dy-vjeçare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët ku thanë se ndiheshin më mirë si miq. Të Dielën, para se të dilnin fotografitë e fundit të Jennifer dhe Ben, ish-basketbollisti postoi në rrjete sociale: “Unë jam gati për një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben mua është qartë jashtë jetës sime.”

(o.l./dosja.al)

Shto Koment