Showbiz

Jennifer Lopez bën lëmsh rrjetin! Pas thashethemeve për romancën me Ben Affleck, një tjetër ish-publikon foton e tyre bashkë 

Ish i dashuri i Jennifer Lopez gjatë periudhës 1999 deri në shkurt 2001, Sean “Diddy” Combs ka ndarë një foto të vjetër të tyren ku jan kapur përdore.
Featured image of article: Jennifer Lopez bën lëmsh rrjetin! Pas thashethemeve për romancën me Ben Affleck, një tjetër ish-publikon foton e tyre bashkë  Jennifer Lopez, Ben Affleck, Diddy

KALIFORNI– Reperi Sean “Diddy” Combs ndau në rrjete sociale një foto të vjetër të tij, ku shfaqet përkrah Jennifer Lopez. Kjo foto është realizuar gjatë kohës që ata të dy ishin bashkë në një lidhje dashurie rreth vitit 1999 dhe përfundoi në shkrut 2001.

#mbrapa në kohë ”, shkroi 51-vjeçari, në foton e vitit 2000, ku shfaqet duke shtrënguar duart me Lopez.

Postimi i Diddy-t

Postim ka trazuar rrjetin dhe ka marrë vëmendjen maksimale, pasi Jennifer po flitet prej javësh për një ribashkim me Ben Affleck. Askush nuk e priste që pikërisht në këtë moment, Diddy të publikonte një foto kaq romantike me Jennifer. Shumë e kanë komentuar si një mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen Jennifer dhe i kanë kërkuar këngëtarit që të luftojë për dashurinë e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lopez dhe Combs kanë jetuar një histori dashurie nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002. Gjatë ditës së sotme burime pranë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck konfirmuan se ata të dy i kanë dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit e se janë shumë të lumtur bashkë.

“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset se dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri”, tha burimi për  “In Touch Weekly”.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment