Politike

“Jeni në shtrat me krimin”, Bushati përplaset me Shalsin: Rama mbron oligarkët

Bushati i quajti e quajti një lojë dhe një propagandë për vëmendje paketën Anti-KÇK, ndërsa Shalsi tha se kjo nuk është e vërtetë.
Featured image of article: “Jeni në shtrat me krimin”, Bushati përplaset me Shalsin: Rama mbron oligarkët Andi Bushati dhe Eduart Shalsi

TIRANË- Paketa Anti-KÇK ka sjellë debate mes analistëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Ka qenë deputeti Andi Bushati që ka debatuar sot me Eduart Shalsit, të cilit i tha se është në shtrat me krimin, së bashku me qeverinë.

Bushati i quajti e quajti një lojë dhe një propagandë për vëmendje paketën Anti-KÇK, ndërsa Shalsi tha se kjo nuk është e vërtetë.

Eni Vasili: Pse kaq frikë për  KÇK-në?

Eduart Shalsi: Unë nuk mund të the sa ka, por kjo ëstë një paketë shumë e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Ka frikë opozita nga ligji KÇK.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Bushati: Nuk ka kundërshtar brenda PS dhe kjo është një lojë, propagandë për vëmendje. Rama aty foli 10 minuta në mbrojtje të oligakëve.

Eduart Shalsi: Çfarë është kjo oligark. Oligark ështe ai që vjen nga hiçi dhe me një qeveri bën para.

Andi Bushati: Jo. Oligark është ai që kishte në xhep “Berishën e parë” dhe tani kanë “Berishën e 2”. Edhe kur ndryshon pushteti oligarku është aty. Juve ju ka rënë që kësaj radhe të jeni në shtrat me ta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment