Aktualitet

Jeni duke u kthyer nga plazhet? Policia publikon grafikun: Ja si është situata në rrugët kryesore

VIDEO
Në një njoftim në mediat sociale, Policia tregon se si është gjendja në akset që ldhin qytetet me zonat bregdetare.
Featured image of article: Jeni duke u kthyer nga plazhet? Policia publikon grafikun: Ja si është situata në rrugët kryesore Trafiku

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot informacion në lidhje me fluksin e automjeteve në akset kryesore në vend. Në një njoftim në mediat sociale, Policia tregon se si është gjendja në akset që ldhin qytetet me zonat bregdetare.

Sipas uniformave blu ka filluar fluksi i daljes nga Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja, por ende nuk ka probleme. Po në të njëjtën situatë ndodhet dhe rruga Himarë-Radhimë-Vlorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia Rrugore – Informacion mbi trafikun 🚔 Prej orës 16:00, ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, konkretisht: Ka filluar fluksi i daljes nga Rëna e Hedhun, Shengjini dhe Talja, lëvizja e rrjedhshme pa bllokime deri tani; Ka filluar kthimi i mjeteve nga Himara – Radhima – Vlorë, pa probleme. Trafiku është shtuar, levizja e automjeteve është pa ndërprerje; Ka filluar fluksi i mjeteve në dalje, nga Gjiri i Lalzit drejt mbikalimit të Maminasit, për momentin levizja është e rrjedhshme;

Fluks në kthim nga Spilleja, si dhe rruga dytësore në Plepa, Durrës; Hyrja për në Tiranë deri tani nuk ka probleme. Shërbimet e Policisë Rrugore👮👮janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe jane shtuar shërbimet në lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara. 1️⃣1️⃣2️⃣ për çdo shkelje!”, është ky njoftimi i Policisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment