Politike

“Jeni bërë parti e qejfeve”, Majko tregon historinë se si u bë ministër: Rama më zgjodhi publikisht, një mik më tha të hiqja dorë se Diaspora i dukej asgjë

Majko ka thënë se në fillim i është dukur si një ministri që nuk kishte vlerë të madhe, pasi kishte vetëm 4 veta staf.
Featured image of article: “Jeni bërë parti e qejfeve”, Majko tregon historinë se si u bë ministër: Rama më zgjodhi publikisht, një mik më tha të hiqja dorë se Diaspora i dukej asgjë Pandeli Majko, ministër i Diasporës

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka treguar një histori të tijën kur iu propozua posti të cilin tashmë e mban prej më shumë se dy vitesh. I ftuar mbrëmë në “A Show” me Adi Krastën, Majko ka thënë se në fillim i është dukur si një ministri që nuk kishte vlerë të madhe, pasi kishte vetëm 4 veta staf.

Ai ka treguar dhe një histori, një bisedë që ka zhvilluar me disa miq në një kohë që ende nuk e dinte që do bëhej ministër, pasi Rama emërimin e tij e tregoi në publik dhe nuk i kishte thënë gjë. Majko tha se një prej miqve i kishte thënë që të hiqte dorë, por tani ministria e tij ka 4 gjencia dhe një platoformë të qartë.

PJESË NGA INTERVISTA

Dua që të të bëj një pyetje të poshtër. Kam një frikë që drejtuesit e qeverisjes nuk të marrin shumë seriozisht ty. Pse? Ti je ish-kryeministër i këtij vendi. Mund të konsidohet normale që ta marrin Pandi Majkon e ta bëjnë ministër të Diasporës, si me thënë të të bëjnë ministër të një asgjëje, nuk e ke bluajtur ti me veten dhe të thoje ‘Jo, unë dua të marrë PS-në’?

I pari do ishe ti që nuk do më thërrisje këtu, nësr nuk do isha kaq serioz. E dyta ke pak të drejtë në pikëpamjet perceptive, në sensin që Diaspora çfarë është. Në një nga bisedat që kam bërë me dy miqtë e mi që i fotva në zyrë, pasi nuk e dija që do bëhesha ministër për Diasporës, pasi siç e ka Rama qejfin e vetë që i deklaron gjërat në publik.

Sa i shkoni pas qejfit njerëzve more, jeni bërë partia e qejfeve. Është një luks i madh që një njeri të bëj qejfet e veta në një parti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do më lësh tani, të përgjigjem se më kërkove përgjigje të sinqertë.

Sot do japësh vetëm përgjigje të sinqerta.

Pasi u fola për idetë më thanë se sa administratë ke dhe unë u them se kisha vetëm katër veta. E vazhduam bisedën, hëngrën një drekë dhe të nesërmen ikën dhe më thanë me shumë dashuri: Ik, lere. Më thanë që të lija detyrën. Dhe një prej tyre më bëri pikërisht këtë pyetje: Çfarë është diaspora shqiptare? Unë i them që Diaspora shqiptare që ka dy kuptime, është asgjë dhe gjithçka. Është gjysma e shqiptarëve jashtë vendit, është elementi më vibrant i shoqërisë. Sot që flasim nuk kam katër veta, por kam katër agjenci. Situata ka ecur kaq shpejt dhe unë janë duke ribërë stratëgjinë që kam bërë para dy vitesh.

Sa njerëz shqiptarë janë jashtë vendit?

Unë këtë pyetje kam bërë këtë pyetje dhe drejtorit të statistikave dhe më ka thënë se nuk ka pasur statistika, por sot kemi statistikë dhe kemi gati 15 milionë, por nuk është e konfirmuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment