Rajoni

“Jemi vëllezër”, mjeku serb ‘tërbon’ mediat vendase, shfaqet duke puthur flamurin shqiptar:  E dua shumë

Miroljub Petrovic nuk e konsideron flamurin kuqezi si flamurin e armikut.
Featured image of article: “Jemi vëllezër”, mjeku serb ‘tërbon’ mediat vendase, shfaqet duke puthur flamurin shqiptar:  E dua shumë Mjeku popullor serb teksa puth flamurin shqiptar

Një video ku shfaqet një mjek popullor serb duke puthur flamurin shqiptar, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjitha medieve serbe. Miroljub Petrovic është një mjek popullor mjaft i njohur në Serbi, por që e dashuron flamurin kuqezi.

Ai shprehet për mediat vendase se e mban në dhomën e tij flamurin me shqiponjën dykrenare, dhe nuk e cilëson si flamurin e armikut. “Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë,”– tregon Petrovic.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas tij heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu është njëkohësisht edhe shqiptar edhe serb. 

“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skëndërbeu e dinte këtë,”– përfundon mjeku serb.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment