LIVE UPDATES
Politike

“Jemi tek verbëria”, Bushati mesazh të fortë nga Kuvendi: Kemi braktisur përparësinë kombëtare

13 Qershor 2019, 12:25 Nga DOSJA
“Jemi tek verbëria”, Bushati mesazh të fortë nga

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalë të fortë sot në Kuvend, ku u ka bërë thirrje palëve që të ulen në dialog.

Bushati u shpreh se politika ka braktisur përparësinë kombëtare dhe nuk punon për të ardhmen e vendit.

Në kushtet kur ne jemi përballë kësaj situate unë besoja ashtu siç bnesonte dhe beson  filozofi gjerman Habermass tek logjika e njeriut dhe tek fuqia e rezistencës së demokracisë dhe kështu e lexoj dhe vullnetin tonë për të shkuar drejt 30 qershorit, për ti dhënë të paktën mundësi atyre zgjedhësve, atyre që duan të votojnë që ta thonë fjalën e tyre me votë të lirë”, tha ndër të tjera Ditmir Bushati.

FJALA E PLOTË

Po jetojmë në një periudhë eksperimentesh të rrezikshme. Eksperiment ishte djegia e mandateve nga ana e opozitës, eksperiment për mua është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, eksperiment është largimi nga përgjegjësia për konstituimin e organeve të drejtësisë dhe të organeve kushtetuese, shoqëruar me vajtimin për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Eksperiment po bëhet me parimet themelore të së drejtës, me sigurinë juridike, me pritshmëritë legjitime, me proporcionalitetin, me parashikueshmërinë por dhe pasojat e akteve ligjore.

Eksperiment është dhe bojkotimi i komisionit të reformës zgjedhore të mbështetur nga partnerët tanë ndërkombëtare dhe bojkotimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Po eksperimentohet me dhunën duke e relativizuar atë dhe duke e mirëpritur si akt apo instrument politik. Eksperiment është dhe ç’dekretimi apo anulimi i zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës, në kapërcim të kufijve kushtetues dhe në kundërshtim me ligjin, por dhe praktikën kokëfortë të tranzicionit shqiptar, sipas të cilës duhet të ketë një dakordësi mes palëve politike për të anuluar apo për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Shkurt hesapi, e gjithë kjo situatë më kujton romanin e Saramangos, “Verbëria”, i cili përshkruante veprimet e gabuara që nxisnin instiktet më të këqija njerëzore, mu siç po ndodh në Shqipërinë e këtyre ditëve. Zhgënjim me demokracinë, të vendosur pas juntës, çka më kujton gjithashtu një këshillë të një miku të huaj të Shqipërisë, i cili shpesh më thoshte që ‘100 vitet e para të demokracisë janë gjithmonë të vështira dhe janë sfiduese’.

Ndoshta është taksirat për ne shqiptarët që të përjetojmë të gjitha llojet e eksperimenteve në ndërtimin e një sistemi demokratik. Megjithatë më duhet të them që kjo rrugë synon zhbërjen e gjithë konceptit të organizimit politik e shoqëror dhe marrjen e drejtimit politik me mjete jashtë sistemit. Zhbërja e institucioneve në fakt, nuk është zgjidhje për sa kohë forcat politike janë këtu për të dhënë kontributin, duke u angazhuar në proceset brenda sistemit politik dhe institucional.

Kam qenë deputet i Tiranës në 2011 dhe e di shumë mirë se ç’ndodhi. U vranë katër protestues në bulevard, zgjedhjet e majit të 2011 u grabitën nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në tavolinë e më pas u justifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por Edi Rama e la bashkinë e Tiranës, ne nuk e lamë Parlamentin, vazhduam procesin e përmirësimit të jetës parlamentare dhe institucionale dhe fituam zgjedhjet në vitin 2013.

Për herë të parë, kam votuar në 1996 dhe i mbaj mend shumë mirë zgjedhjet e ’96, por e mbaj mend shumë mirë gjithashtu që në tetor të ’96, Partia Socialiste, megjithëse u gjakos në zgjedhjet e majit, sërish u bë pjesë e procesit zgjedhor.

E pra miq, ne të gjithë e dimë që sistemet politike, institucionale përmirësohen përmes platformave, përmirësohen përmes pjesëmarrjes, përmirësohen përmes bashkëpunimit dhe nuk përmirësohen përmes kulturës së shumatores zero.

Ne jemi tek verbëria, siç e përshkruan Saramango situatën pas juntës dhe rivendosjes së demokracisë, dhe vërbëria na fton në qorrsokak dhe sot për fat të keq ne diskutojmë për datën e zgjedhjeve në Shqipëri, për 30 qershorin. Ndërkohë që të gjitha energjitë tona duhet të ishin për datën e fillimit të negociatave. Ne sot fillojmë dhe diskutojmë për një histori që nuk ka lidhje me aspiratat e shqiptarëve, që nuk ka lidhje me përparësinë tonë kombëtare dhe në vend që të merremi me vendet anëtare të Bashkimit Europian që janë ende skeptike për progresin tonë, apo të fqinjit tonë, ne harxhojmë energji duke u marrë me njëri-tjetrin.

Shkurt, ne e kemi braktisur përparësinë kombëtare dhe për shkak se e kemi braktisur përparësinë kombëtare, ne sot nuk jemi në gjendje ti ofrojmë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, atë çka ata meritojnë. Në kushtet kur ne jemi përballë kësaj situate unë besoja ashtu siç bnesonte dhe beson  filozofi gjerman Habermass tek logjika e njeriut dhe tek fuqia e rezistencës së demokracisë dhe kështu e lexoj dhe vullnetin tonë për të shkuar drejt 30 qershorit, për ti dhënë të paktën mundësi atyre zgjedhësve, atyre që duan të votojnë që ta thonë fjalën e tyre me votë të lirë.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati në kuvend për shkarkimin e metës ditmir bushati ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati në kuvend për shkarkimin e metës ditmir bushati ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni