Politike

“Jemi të mbytur në borxhe”, fermerët i ankohen Bashës: Fëmijët s‘i çojmë dot në spital dhe shkollë (VD)

Banorët thanë se janë të braktisur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

URA VAJGURORE– Kryedmemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore shpalosi edhe planin që PD-ja synon ta zbatojë në këtë sektor.

Banorët thanë se janë të braktisur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

Pjesë nga bashkëbisedimi me fermerët:

Fermeri: Qeveria na ka lënë në baltë, jemi të mbytur në borxhe. Si do dalim nga kjo krizë e rëndë

Fermer Otllaku: Nuk kemi asnjë të ardhur. As fëmijët nuk i çoj dot në spital dhe shkollë

Lulzim Basha: Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në falt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj.

Qeveria e ardhëshme nuk do ta shohë bukqësinë si lopë për ta mjelë, por si fëmijë për ta rritur.

Nga qeveria e Partisë Demokratime do të ketë100 milion euro subvensione dhe ky subvencion do shkojë direkt te fermeri.

Subvencioni do të zerojë kostot që vijnë nga imputet dhe karburanti dhe do ta nxjerrë në treg prodhimin shqiptar të pakonkurueshëm. E dyta, pa shitur prodhimin vendas nuk do të ketë asnjë prodhim importi në treg.

Lulzim Basha zhvilloi sot një takim më fermerët në Urën Vajgurore. Ai vuri theksin tek blerja e votave, fenomen të cilin u shpreh se nuk duhet përsëritur. Nga Berati ai sulmoi Ramën, duke thënë se ka braktisur bujqësinë. Gjatë takimit në Fier, Basha bëri një batutë, teksa u shpreh se tatimorët që kërkojnë para duan një pras.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment