Sociale

“Jemi të gjithë në të njëjtën anije”, Kalo flet për mjekët e infektuar me COVID-19: Nga qytetarët kërkoj mirëkuptim

Kalo shkruan se jemi të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”,
Featured image of article: “Jemi të gjithë në të njëjtën anije”, Kalo flet për mjekët e infektuar me COVID-19: Nga qytetarët kërkoj mirëkuptim Tritan Kalo, mjek

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një reagim sot është shprehur se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Një një postim në Facebook, Kalo shprehet se mjekët po luftojnë çdo ditë në vijën e parë dhe prandaj kërkon mirëkuptim nga qytetarët. Më tej Kalo shkruan se jemi të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”,

1.04.2020…Dita e parë e nj ë muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…

JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!”, shkruan Kalo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë e mjekut bëhet në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment