Sport

“Jemi në rrugë të mbarë, kthehemi të dielën” Armand Duka shprehet i lumtur për fillimin e sezonit

Ndërkohë kreu i FSHF-së, në një prononcim për mediat ka deklaruar se bojkoti e ka dhënë efektin e tij. Megjithatë nuk mund të vazhdohej më gjatë për arsyen se ndikon negativisht te lojtarët dhe njëkohësisht tifozët, që nuk mund të presin më gjatë pa futboll
Featured image of article: “Jemi në rrugë të mbarë, kthehemi të dielën” Armand Duka shprehet i lumtur për fillimin e sezonit Armand Duka

SHQIPËRI– Pas mbledhjes së Ligës, për mediat ka folur presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili u shpreh se ishte më e mira që të fillonte futbolli dhe se në lidhje me kërkesat ka një dakordësi duke i çuar gjërat në rrugë të mbarë. Ndërkohë kreu i FSHF-së, në një prononcim për mediat ka deklaruar se bojkoti e ka dhënë efektin e tij. Megjithatë nuk mund të vazhdohej më gjatë për arsyen se ndikon negativisht te lojtarët dhe njëkohësisht tifozët, që nuk mund të presin më gjatë pa futboll.

Ndër të tjera, Duka theksoi se bojkoti e realizoi qëllimin e tij, ndërsa sqaroi se u vendos që kampionati të niste të mërkurën edhe për të pasur fushat në kondicione të mira, teksa të dielën do të luhet Kupa e Shqipërisë. “Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve. Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, u shpreh Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment