Aktualitet

“Dil nga zyra, na ke gënjyer”, banorët e Trevllazërit i ‘zënë derën’ Dritan Lelit, protestojnë për rrugët (Video)

Ata i kërkojnë kryabshkiakut të Vlorës që të dalë nga zuyra dhe të flasë me popullin. Banorët kërkojnë ndërtimin e rrugëve.
Përditësuar:

VLORË– Banorët e fshatit Trevllazër kanë mbërritur paraditen e sotme në Bashkinë e Vlorës, teksa po protestojnë për gjendjen e rrugëve. 

Ata kanë kërkuar të takojnë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, dhe e thërrasin  të dalë nga zyra dhe të flasë me popullin.

Banorët e fshatit Trevllazër shprehen të zhgënjyer. Ata tregojnë se në zonën e tyre prej 5 vitesh nuk është bërë asnjë lloj investimi dhe se rrugët nuk kanë as ndriçim dhe as kanalizime.

Me pankarta në duar banorët kërkojnë që t’u shtrohen rrugët.

Duam vetëm 4 km rrugë”, “Duam rrugë”, “Trevllazëri proteston për rrugët”,- shkruhet në disa prej pankartave. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment