Rajoni

Haradinaj ua thotë Ramës dhe Thaçit në sy të Clinton: Vuçiç ta njohë Kosovën në këta kufij

Guximtarët pajtohen, tha ai, dhe shtoi se Kosova është e guximshme dhe kërkon që të pajtohet me Serbinë dhe popullin serb.
Featured image of article: Haradinaj ua thotë Ramës dhe Thaçit në sy të Clinton: Vuçiç ta njohë Kosovën në këta kufij Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Ramush Haradinaj nga ceremonia për 20 vjetorin e clirimit të Kosovës ku morën pjesë dhe shumë figura ta larta të SHBA ka bërë thirrje për pajtim me Serbinë.

Guximtarët pajtohen, tha ai, dhe shtoi se Kosova është e guximshme dhe kërkon që të pajtohet me Serbinë dhe popullin serb.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuciqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë. Kosova është e gatshme me u pajtu dhe si e tillë i bënë thirrje për pajtim Serbisë”, ishin këto fjalët e Haradinajt. 

Këto deklarata Haradinaj u bënë në prani të Ramës e Thaçit, duke çuar tonin e zërit.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment