Showbiz

“Jemi bërë me baltë deri në gju”, Inva Mula merr vajzën pranë familjeve të prekura: Ka fëmijë që zgjohen në çadra, Nina duhet ta dijë

Inva ka treguar se përse e mori të bijën pranë këtyre familjeve, të cilët jetojnë në kushte ekstreme, mes baltës dhe të ftohtit.
Featured image of article: “Jemi bërë me baltë deri në gju”, Inva Mula merr vajzën pranë familjeve të prekura: Ka fëmijë që zgjohen në çadra, Nina duhet ta dijë Inva Mula

TIRANË- Sopranoja e njohur, Inva Mula ka qenë e pranishme këto ditë në Shqipëri, ku është parë pranë familjeve të pastreha, të cilët janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Në mbrëmjen muzikore që shumë artistë organizuan dje për të mbledhur para për familjet në nevojë, Inva mori edhe vajzën e saj.

Inva ka treguar për mediet se përse e mori të bijën pranë këtyre familjeve, të cilët jetojnë në kushte ekstreme, mes baltës dhe të ftohtit.

 “Vajza ime pasi dëgjoi koncertin shprehu dëshirën që të recitojë një vjershë. Unë nuk e di se si do të performojë sepse nuk e kam dëgjuar ndonjëhere te recitojë në skenë, por do ta dëgjojmë.”, u shpreh Inva.

Më tej sopranoja e njohur  rrëfeu se këto ditë e ka marrë Ninën e vogël për të parë gjendjen, ku jetojnë fëmijët e atyre familjeve që janë goditur nga tërmeti, e ku tashmë nuk kanë një strehë.

“Jemi bërë me baltë deri në gju…e mora që të shohë gjendjen sepse Nina duhet ta di se kur ngrihet në mëngjes në krahët e mamit… ka edhe fëmijë që flenë në çadra dhe nuk i kanë kushtet”, tha sopranoja shqiptare.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment