Aktualitet

Jehona e bregdetit tonë në mediat e huaja: Lundroni në Shqipëri këtë verë

'Evolution Yachting'  ka shkruar një artikull dhe Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta ku njerëzit nga e gjithë bota mund të pushojnë këtë vit.
Featured image of article: Jehona e bregdetit tonë në mediat e huaja: Lundroni në Shqipëri këtë verë Foto ilustruese, Sarandë.

TIRANË– Në një kohë që pushimet jashtë vendit janë pothuajse të pamundura këtë vit, shumë qytetarë në mbarë botën duhet të pushojnë  në vendin e tyre këtë vit.

Për këtë arsye  teksa shtetet po bëhen gati të rihapin sezonin turistik mediat faqja e njohur e jahteve ‘Evolution Yachting’  ka shkruar një artikull dhe Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta ku njerëzit nga e gjithë bota mund të pushojnë këtë vit.

“Shqipëria ka parë një shkallë shumë të ulët të rasteve me Covid-19, me vetëm 1,076 raste dhe 33 vdekje deri më sot. Vendi zbatoi masa të rrepta bllokimi që mbeten në fuqi deri në fund të kësaj jave. Aktualisht, jahtet lejohen të hyjnë në Shqipëri me para-miratim.”- shkruan faqja e njohur për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga 1 qershori, vendi do të hapë kufijtë për biznesin dhe turizmin, që do të thotë se jeta është në rrugën e duhur për t’iu rikthyer normalitetit. Restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë, dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori dhe me hapjen për publikun që nga data 10 e po këtij muaji, thuhet më tej.

Këtu janë vendet kryesore për lundrimin në Shqipëri gjatë këtij sezoni mes pandemisë Covid-19:

Saranda

”Saranda ëhtë natyrisht me interes parësor. Mund të siguroni naftë dhe lubrifikante pa taksa si për jahte komerciale ashtu edhe për ato dhe private.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit ka shumë për t’u ofruar jahteve. Plazhet e vogla si ai i Arushës, i Gramës dhe i Dafinës dallohen për ujërat e kristalta dhe shpellat, veçanërisht ‘Shpella e skllevërve’. Në anën veriore, Shpella e Haxhi Aliut është shpella më e madhe në det me një thellësi 18 metra dhe lartësi prej 30 metrash që lejon vizitat me anije. Ana perëndimore e Karaburun është një nga pikat më tërheqëse në bregdetin shqiptar.

Gjiri i Porto Palermos

Porto Palermo është një nga gjiret më të bukura të bregdetin e Jonit, që ndodhet në veri të fshatit Qeparo. Kalaja e Ali Pashai, thuhet se është ndërtuar nga Ali Pasha për nder të bashkëshortes së tij, Vasiliqisë në shekullin XVIII. Ky monument i lashtë mund të shihet nga të gjitha këndvështrimet, por më së miri mund të shihet nga kuverta e pasme e jahtit, në një mëngjes të qetë. Këtë zonë mund ta ndash vetëm me peshkatarët e çuditshëm vendas dhe me gjithë çka ata kanë peshkuar gjatë ditës!

Burimi: evolutionyachting

A.C/Dosja.al 

Shto Koment