Aktualitet

ME VIDEO/ U qëllua nga një “Jeep” në ecje, dalin pamje nga vendi ku shqiptarit iu bë atentat, autori uli xhamin dhe e shënjestroi në kokë

37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb në kokë nga një automjet në ecje. Të njëjtat media, bëjnë me dije se makina ishte një fuoristradë e llojit “Jeep” dhe se nga ana e pasagjerit, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi shqiptarin.
Featured image of article: ME VIDEO/ U qëllua nga një “Jeep” në ecje, dalin pamje nga vendi ku shqiptarit iu bë atentat, autori uli xhamin dhe e shënjestroi në kokë Foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj shqiptarit. “Zougla” shkruan se 37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb në kokë nga një automjet në ecje. Të njëjtat media, bëjnë me dije se makina ishte një fuoristradë e llojit “Jeep” dhe se nga ana e pasagjerit, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi shqiptarin.

Vendi shihet i rrethuar nga efektivë. Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e sotme në në lagjen Aegaleo, Athinë. 37-vjeçari është qëlluar në orën 07:30 të pasdites, në momentin që po dilte nga shtëpia dhe autorët i kishin zënë pritë. Pista e parë që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment