Politike

“Je qesharak”, s’përmbahet deputeti i PS-së te ‘Media’, përqesh kryetaren: Hahaha…. (VIDEO)

Bujar Çela ka përqeshur kryetaren e Komisionit të Medias në mbledhjen e sotme.
Featured image of article: “Je qesharak”, s’përmbahet deputeti i PS-së te ‘Media’, përqesh kryetaren: Hahaha…. (VIDEO) Bujar Çela, deputet i PS-së

Tiranë- Debate pati sot në Komisionin e Medias mes deputetit të PS-së Bujar Çelës dhe kryetares Fatjona Dhimitrit për përzgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të kësaj akademie. Tole në një momenti acarohet dhe përqesh kryetaren e Komisionit.

Debati:

Fatjona Dhimitri: Prapë politika do të udhëheqë shkencën.

Bujar Çela: Hahahaha

Fatjona Dhimitri: Shumë qesharak qenke, e riktheve komisionin në qesharak.

Video marrë nga Ora News 

Ditën e sotme Komisioni i Medias rrëzoi dekretin e Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave. Më datë 12 korrik, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Shto Koment