Politike

Je ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama? Majko: Kur e drejtoja vetë, isha më komod

Majko u shpreh se më mirë është ndjerë, kur ka drejtuar vetë PS-në, kur ishte edhe kryeministër.
Featured image of article: Je ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama? Majko: Kur e drejtoja vetë, isha më komod Pandeli Majko

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” u pyet nëse është ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama. Majko u shpreh se më mirë është ndjerë, kur ka drejtuar vetë PS-në, kur ishte edhe kryeministër.

Më komod jam ndjerë, kur kam drejtuar vetë PS-në. Në atë kohë isha kryeministër dhe kryetar partie. Meta është kundërshtari ynë politik, në këto zgjedhje është kundërshtari ynë. Sa i përket votës së emigrantëve, procesi është bllokuar nga opozita. Qytetarët më 25 prill të votojnë për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë. Sipas të gjitha sondazheve, ne do të fitojmë. Njerëzit më 25 prill duhet të mos zgjedhin greminën, por alternativën tonë të qeverisjes”, u shpreh Majko.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Je ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama? Majko: Kur e drejtoja vetë, isha më komod

  1. Ik mor hunder pa pike dinjiteti.

Shto Koment