Politike

“Je i ftuar të na bashkohesh ne”/ Bylykbashi e fton të bëhen bashkë, Patozi: Nuk futem në shpatullën e Bashës, jam kundër Edi Ramës

Të ftuar në emisionin 'Open' Patozi e ka refuzuar duke i thënë se nuk ka punë me ta dhe nuk pranon të futet në sqetullën e Bashës. Po ashtu ai ja thënë se me ta nuk bashkohet më por ama ka shtuar se është kundër Kryeministrit Rama. 
Featured image of article: “Je i ftuar të na bashkohesh ne”/ Bylykbashi e fton të bëhen bashkë, Patozi: Nuk futem në shpatullën e Bashës, jam kundër Edi Ramës

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka ftuar “live ‘ kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, që t’i bashkohet partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Të ftuar në emisionin ‘Open’ Patozi e ka refuzuar duke i thënë se nuk ka punë me ta dhe nuk pranon të futet në sqetullën e Bashës. Po ashtu ai ja thënë se me ta nuk bashkohet më por ama ka shtuar se është kundër Kryeministrit Rama. 

Pjesë nga Biseda: 

Patozi: Kjo është një “deja vu” politike.

Bylykbashi: Ne jemi koalicion i madh kundër Ramës.

Patozi: Dhe unë kundër Ramës jam.

Bylykbashi: Nuk e di sa do ndikosh në këtë ndryshim të madh që thua, nuk besoj se ke aq forcë. Je i ftuar të na bashkohesh ne.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Patozi: Pse duhet t’ju bashkohem juve?

Bylykbashi: Mund ta provosh.

Patozi: Ju thoni hajdeni futu në sqetullën e Bashës. Nuk kam asnjë punë me ju jam kundër Edi Ramës.

Bylykbashi: Nuk po të detyroj. Vendimi është i yti jo i joni. Nuk jam këtu që të bëj debat me ju.

Patozi: Oerd nuk më impresionon. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që të bashkëpunoj ndonjëherë me PS-në, ndërsa zotëria që kam përballë ka pasur, bashkëpunim dhe flirte madje, kanë bërë marrëveshje të pista.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment