
TIRANË- Gazetari Ilir Kadia ka rrëfyer një moment interesant nga politika shqiptare ndër vite, ku rolin kryesor të bisedës e ka patur ish-kryeministri Pandeli Majko. Në ditëlindjen e Fatos Nanos, Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, një bisedë me Majkon në studion e BBC mbi ndryshimin mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.
POSTIMI I PLOTË I ILIR KADISË:
Majko,Nano dhe Rama! E pyeta Pandeli Majkon, jashtë mikrofonit, por në studion e BBC-së 10 vjet më parë, se cili ishte ndryshimi mes Nanos kryetar partie dhe Edi Ramës tani kryetar i PS. Më tha se do më jepte të njëjtën përgjigje që i kish dhënë Edi Ramës, kur i kish bërë të njëjtën pyetje. “I thashë Ramës”,-tha Majko,-se “Nano ishte një fëmijë me sjellje djallëzore,ndërsa ti je një djall me sjellje fëminore!” Dhe qeshte Majko atëherë!
(F.g/dosja.al)