BotaShowbiz

“Je demon, adhurohesh në kishat satanike”/ Politikani i njohur në SHBA akuza të forta Beyonces:  Ke gënjyer dhe për emrin, Soros po të përdor, e vura re nga simboli që ke në çantë

Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Miller, që është duke kandiduar që të përfaqësojë distriktin e 18-të kongresional të Floridës në nëntor, shkruan se ylli ndërkombëtar në të vërtetë nuk është afro-amerikane, por italiane.
Featured image of article: “Je demon, adhurohesh në kishat satanike”/ Politikani i njohur në SHBA akuza të forta Beyonces:  Ke gënjyer dhe për emrin, Soros po të përdor, e vura re nga simboli që ke në çantë Beyonce dhe KW Miller

SHBA– KW Miller, një politikan dhe kandidat për Kongres në SHBA ka deklaruar se këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Beyonce po gënjen dhe ka fshehur identetin e saj. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Miller, që është duke kandiduar që të përfaqësojë distriktin e 18-të kongresional të Floridës në nëntor, shkruan se ylli ndërkombëtar në të vërtetë nuk është afro-amerikane, por italiane.

Sipas politikanit, emri i vërtetë i Beyonce është Ann Marie Lastrassi dhe se ajo po e përdor këtë identitet të rremë për lëvozjen ‘blacklivesmatter’, që sipas Miller është e financuar nga Soros.

Beyoncé nuk është afro-amerikane. Ajo shtiret për ekspozim. Emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane. Kjo është e tëra pjesë e agjendës së Soros Deep State për lëvizjen Black Lives Matter. Beyoncé je nën vëzhgim,”- shkruan ai.

Në një status tjetër, Miller shkruan se këngëtarja ka mesazhe të koduara në këngën e saj me titull “Formation”, ku përmend edhe simbolin satanic mbi çantë.

“Shpresoj e dini që kënga Formation nga Beyoncé ishte një mesazh sekret i koduar për globalistët? Kënga qartazi pranon që ajo është djallëzore dhe që adhurohet në kishat satanike të lokalizuara në Alabama dhe Louisiana. Ajo mban simbole sataniste në çantat e saj,”- shkruan Miller.

(i.a/dosja.al)

Shto Koment