Politike

“Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, Edita Tahiri përplaset live me Pezën e Dudushin

Tahiri ka replikuar edhe me Alban Dudushin, i cili e pyeti se çfarë bëri ajo për 7 vjet si kryenegociatore.
Featured image of article: “Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, Edita Tahiri përplaset live me Pezën e Dudushin Alfred Peza, Alban Dudushi dhe Edita Tahiri

TIRANË- Edita Tahiri, ish-zv/kryeministrja e Kosovës, deklaroi në emisionin Open se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë dështuar në Berlin, pasi, sipas saj, është rrëzuar përfundimisht ideja e ndryshimit të kufijve.

Tahiri ka replikuar edhe me Alban Dudushin, i cili e pyeti se çfarë bëri ajo për 7 vjet si kryenegociatore.

“Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, tha Tahiri.

Pas kësaj, ka reaguar Dudushi i cili u përgjigj: “Kam kaluar 6 kryeministra unë, do i kaloj edhe disa të tjerë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, Edita Tahiri deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka mbrojtur dot Kosovën gjatë vizitës në Beograd, kur Vuçiç dhe Thaçi i paraqitën për herë të parë planin për ndryshimin e kufijve.

Alfred Peza u përgjigj duke thënë se Rama gjithmonë publikisht ka mbështetur dialogun dhe marrëveshjen që do të arrijnë dy shtetet.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment