Aktualitet

Jeni bërë gati për plazh? Hidhini një sy motit, sot do ketë reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)

Sot nuk duhet të dilni pa çadër nga shtëpia. Mësohet se do të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin.
Featured image of article: Jeni bërë gati për plazh? Hidhini një sy motit, sot do ketë reshje shiu në të gjithë vendin (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin. Institutiti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se temperaturat maksimale në vendet bregdetare do të shkojnë deri në 34 gradë. Ndërsa në vendet malore temperaturat maksimale do të shkojë deri në 26 gradë.

“Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.”, njofton IGJEUM.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34°C

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

në vendet e ulëta: 22 / 33°C

në vendet malore: 15 / 26°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

J.V/Dosja.al

Shto Koment