
FRANCË-Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është përgjigjur deklaratës të homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili e përshkroi atë si një “barrë” për Francën. Sipas mediave të huaja, Macron është shprehur se Erdogan po i kufizon popullit të tij liritë dhe të drejtat.
“Kjo është një gënjeshtër e madhe. Ne nuk jemi as Hungari as Turqi. Franca nuk ka asnjë problem me Islamin … ne jemi një vend me të cilin kemi pasur gjithmonë dialog”- tha ai.
Pak orë më parë, Erdogan tha se “Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”.
“Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Presidenti Turk.
Gjatë viteve, Turqia dhe Franca nuk kanë rënë dakord mbi një numër çështjesh gjeopolitike, por kohët e fundit ndryshimet janë përshkallëzuar në një nivel personal, me Erdogan duke thënë, ndër të tjera, se Macron “duhet të shkojë te një psikiatër”.
(A.k.dosja.al)