Sport

Jay-Z dhe Kenye West preferojnë Kobe Bryant, përpara Messit dhe Maradonës

Sipas portalit Lyrics.com, emri i legjendës së basketbollit amerikan që humbi jetën në një aksident me helikopter, përmendet në rreth 1147 teskte këngësh
Featured image of article: Jay-Z dhe Kenye West preferojnë Kobe Bryant, përpara Messit dhe Maradonës

SHBA – Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant është sportisti emri i të cilit shfaqet më shpesh në temat muzikore. Kjo është ajo që publikohet  nga një studim i portalit TopRatedCasinos.co.uk sipas së cilës emri i ish-yllit të LA Lakers përmendet në 1147 tekste këngësh.

Stafi i këtij portali përdori Lyrics.com duke shkruar emrin e sportistëve për të zbuluar se emri i cilit është përdorur më shpesh dhe legjenda Bryant që humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident ajror në 26 janar rezultoi një burim frymëzimi dhe pikë referimi për krijimet e shumë këngëtarëce si sinonim triumfi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Artistë si Kanye West, Lil Wayne, Jay-Z, Kendrick Lamar, Juicy J, Bad Bunny dhe shumë të tjerë e përmendën emrin e mitikut Bryant në tekstet e këngëve të tyre. në vendin e dytë gjendet kapiteni i përfaqësueses argjentinase, Lionel Messi, emri i të cilit është përmendur në 553 tekste këngësh duke lënë pas legjendën e futbollit botëror Diego Armando Maradona që u nda nga jeta në 25 nëntor, emri i të cilit përmendet në 270 tekste këngësh

Për më tepër për futbollistin e Barcelonës janë rreth 30 këngë që janë kompozuar në nder të tij, ndërkohë që për El Pibe De Oron janë kompozuar 22 këngë .Në këtë studim theksohet gjithashtu, se në total, emrat më të përmendur në tekstet e këngëve janë ata të yjeve të futbollit me 2738 herë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment