Sport

Javë fantastike për ekipet angleze në Champions

Por duke pare rezultatet e ndeshjeve, mund të thuhet se kjo javë ishte fantastike për ekipet angleze në këtë kompeticion.
Featured image of article: Javë fantastike për ekipet angleze në Champions Foto Ilustruese

ANGLI- Këtë javë u zhvilluan ndeshjet e rradhës në Champions League. Pati emocione, ndeshje të bukura dhe rezultate surprizuese. Por duke pare rezultatet e ndeshjeve, mund të thuhet se kjo javë ishte fantastike për ekipet angleze në këtë kompeticion.

Të katër skuadrat angleze fituan, përkatësisht Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United. Një tjetër fakt interesant është që të katër skuadrat mbajtën portën e tyre të paprekur, nuk pësuan asnjë gol.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përkatësisht ata fituan: Chelsea ndaj Krasnodarit me rezultatin 4-0, Manchester United ndaj Leipzig me rezultatin 5-0, Manchester City ndaj Marseille me rezultatin 3-0 dhe Liverpool ndaj Midyland me rezultatin 2-0. Këto skuadra janë në një situate pozitive në grupet e tyre dhe janë favorite për të kaluar në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Xh.Z (Dosja.al)

Shto Koment