Sociale

Java nis mbarë/ Diell dhe temperatura për plazh, si parashikohet moti për sot

IGJEUM shkruan se nuk priten reshje dhe se temperaturat dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë deri në 32 gradë.
Featured image of article: Java nis mbarë/ Diell dhe temperatura për plazh, si parashikohet moti për sot Foto ilustrim

TIRANË- Dhe pse gushtit po i vjen fundi, sërish moti premton për plazh. Sipas parashikimit që ka bërë Instituti i Gjeoshkencës, për sot parashikohet një mot i kthjellët dhe me temperatura të përshtatshme për plazh.

IGJEUM shkruan se nuk priten reshje dhe se temperaturat dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë deri në 32 gradë.

Në bregdet do të kemi temperatura minimale 18 dhe maksimale 31 °C, në vendet e ulëta 19 deri 32 ° dhe në vendet malore 13 deri 29 °C.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment