
TIRANE – Pas përfundimit të ndeshjes së ndaj Kombëtares ndaj Bjellorusisë, në fundjavë do të rikthehet Kampionati i 82-të i Kategoria Superiore, si dhe inferiorët. Sektori i garave në FSHF ka vendosur që të gjithë ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të, të luhen të shtunën e 21 nëntorit, në dy fasha orare të ndryshme.
Kështu në orën 13:45 do të zhvillohen ndeshja mes Bylisit e Skënderbeut në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, si dhe ajo mes Kastriotit dhe Apolonisë, në stadiumin e Kamëz, që do të jetë edhe “shtëpia e krutanëve”.
Më pas, në orën 16:45 do të luhen tri përballjet e tjera. Natyrisht vëmendja do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku do të zhvillohet “klasikja” e futbollit shqiptar.
Kjo edhe për faktin, se trajneri i ri Nevil Deden do të debutojë në pankinën e Tiranës, pikërisht në transfertën ndaj skuadrës më në formë të momentit, kuqebluve të Vllaznisë.
Përballjet e tjera që do të jenë Teuta-Kukësi, që do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, si dhe Partizani-Laçi, me “të kuqtë” që kanë zgjedhur këtë herë impiantin “Elbasan Arena”.
Ja dhe kalendari i ndeshjeve të javës së 3-të të Kampionatit të 82-të të Superiores:
Byli – Skënderbeu (13:45)
Kastrioti – Apolonia (13:45)
Vllaznia – Tirana (16:45)
Partizani – Laçi (16:45)
Teuta – Kukësi (16:45)
B.T (Dosja.al)