Sociale

Jashtë kushteve higjienike, ISSH refuzon të pezullojë aktivitetin e dy shkollave e konvikteve në Gjirokastër

Pas inspektimeve të kryera në terren nga inspektorë të kësaj agjencie, janë konstatuar mangësi të dukshme dhe kushte tërësisht jashtë kritereve bazë të higjenës në shkollat, “Së Bashku” dhe “Cajupi”, ku mësojnë rreth 600 nxënës.
Featured image of article: Jashtë kushteve higjienike, ISSH refuzon të pezullojë aktivitetin e dy shkollave e konvikteve në Gjirokastër Pamje nga konviktet në Gjirokastër

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër (ISSH ), refuzon të mbyllë shkollat dhe konviktet e Universitetit të Gjirokastrës. Pas inspektimeve të kryera në terren nga inspektorë të kësaj agjencie, janë konstatuar mangësi të dukshme dhe kushte tërësisht jashtë kritereve bazë të higjenës në shkollat, “Së Bashku” dhe “Cajupi”, ku mësojnë rreth 600 nxënës.

Njëkohësisht, edhe konviktet e studentëve kanë qenë në fokusin e inspektimeve, të cilat edhe këto kanë rezultuar, jashtë kritereve të përshtatatshme higjienike.

Por, duhet theksuar se në të dyja rastet, duhet të ishin marrë masa konkrete me mbylljen e aktivitetit të këtyre godinave, por sot pas inspektimit të fundit të realizuar, këto godina qëndrojnë ende në funksion.

Ndërsa, prindërit e nxënësve të këtyre dy shkollave, kanë apeluar disa herë tek drejtuesit vendorë për gjendjen dhe kushtet aspak higjenike, në të cilat mësojnë fëmijët e tyre.

Por, siç duket kjo problematikë nuk është aspak shqetësuese për drejtoreshën e ISSH, Ina Cani, pasi kjo e fundit vijon të justifikohet në përmbushjen e detyrave brenda afateve.

Edhe pse këto raste janë verifikuar me kohë, drejtoresha e ISSH, vazhdon të refuzojë apo të përmbushë detyrimet ligjore, siç përcaktohen nga institucionet përkatëse në rastet e lartpërmendura.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment