Aktualitet

Zjarr në hekurudhën Vorë- Shkodër, era e fortë favorizon flakët

Hekurudha Vorë-Shkodër është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se janë djegur rreth dy kilometra të hekurudhës.
Featured image of article: Zjarr në hekurudhën Vorë- Shkodër, era e fortë favorizon flakët Pamje nga hekurudha

FUSHE KRUJE- Zjarri ka pushtuar ditën e sotme hekurudhën Vorë- Shkodër afër fshatit Budull. Flakë po favorizohen nga era e fortë. Mësohet se janë djegur rreth dy kilometra të hekurudhës.

Në vend ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës dhe ajo e Krujës të cilat po mundohen të lokalizojnë flakët të cilat po përhapen me shpejtësi dhe po djegin me dhjetëra trarë druri mbi të cilat mbështeten shinat.

Nga zjarri rrezikohen afro 10 banesa të cilat janë rreth 40 metra larg flakëve. Të dyja zjarrfikëset po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin për të evituar djegien e banesave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa javëve, Shqipëria është sërish nën pushtetin e flakëve. Nga jugu në veri janë kthyer vatrat e zjarrit duke shkrumbuar 2 banesa në Lushnje dhe duke rrezikuar 10 të tjera pranë fshatit Bubq. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment