Bota

Japoni/ Vidhet diamanti 1.84 milion dollarësh nga një panair bizhuterish, asnjë i arrestuar

Sipas raportimit të policisë,  një orë më vonë pas mbylljes, diamanti ishte zhdukur, kurse vitrina e diamantit ishte hapur.
Featured image of article: Japoni/ Vidhet diamanti 1.84 milion dollarësh nga një panair bizhuterish, asnjë i arrestuar Foto ilustruese

JAPONI- Një diamant prej 200 milion jenësh (1,84 milion dollarë) që dyshohet se është vjedhur në një panair ndërkombëtar të bizhuterive pranë kryeqytetit Tokio është duke hetuar nga policia japoneze.

Sipas raportimit të policisë,  një orë më vonë pas mbylljes, diamanti ishte zhdukur, kurse vitrina e diamantit ishte hapur.

Autoritetet japoneze deklaruan dje se dyshojnë se vjedhja e pretenduar është bërë diku në orët e fundit të ekspozitës së mbushur me njerëz në Yokohama, afër Tokios.

Diamanti 50 karatësh, i ekspozuar nga një kompani në Saitama, në veri të Tokios, ishte i vetmi që mungonte.

Ende nuk ka ndonjë të arrestuar, lidhur me grabitjen e diamantit.

Hetuesit po kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një burrë duke u afruar drejt vitrinës gjatë kohës që dyshohet kur ka ndodhur vjedhja.

Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 410 dyqane bizhuterish nga e gjithë bota dhe më shumë se 10.000 vizitorë, kanë njoftuar organizatorët.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment