
TIRANË– Report Tv ka siguruar një video nga efektivët e RENEA-s që shkuan në banesën e Xhevahir Jonuzajt për ta arrestuar.
Siç duket edhe nga videoja, superaksioni është zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP në Vlorë. Të gjithë në rrjesht pas njëri-tjetrit kanë shkuar në banesën e 47-vjeçarit për ta kapur.

Kapet i shumëkërkuari Xhevahir Jonuzi. 47-vjeçari kërkohej për vrasjen e dy personave me kallashnikov në vitin 1999 për arsye të dobëta. Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, gjatë të cilit pati edhe shkëmbim zjarri. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur i shumëkërkuari.

(k.m/dosja.al)