Politike

“Janë zdromsa”/ Kryemadhi vë në dyshim gjininë e Veliajt pas deklaratës për djemtë: Më duket se ti nuk je as çun, as gocë

Teksa komentonte deklaratën e Veliajt, për djemtë e Tiranës, të cilët i ka cilësuar ‘zdromsa’, Kryemadhi tha se vetë kryebashkiaku nuk është ‘as çun, as gocë’.
Featured image of article: “Janë zdromsa”/ Kryemadhi vë në dyshim gjininë e Veliajt pas deklaratës për djemtë: Më duket se ti nuk je as çun, as gocë

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka vënë në ‘dyshim’ gjininë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Teksa komentonte deklaratën e Veliajt, për djemtë e Tiranës, të cilët i ka cilësuar ‘zdromsa’, Kryemadhi tha se vetë kryebashkiaku nuk është ‘as çun, as gocë’.

Pasi dëgjoi fjalët e një djali me emrin Geri që ishte i pranishëm në takimin e të rinjve të LSI-së në Fier, Kryemadhi shtoi se tashmë është e bindur që ka shpresë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dëgjova Gerin dhe…Sot, numri i këtyre djemve dhe vajzave, të cilat kryetari i bashkisë apo rilindja i quan zdromsa, sepse kështu u thotë çunave shqiptarë, ai më duket se nuk është fare as çun as gocë. Janë çuna të cilët kanë bërë gjëra që janë të jashtëzakonshme për familjen dhe ndihem me thënë të drejtën, krenare, që më ke pranuar të jem mikja jote sepse ne politikanët në përgjithësi nuk na duan shumë,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment