Aktualitet

“Janë shqiptarë vëlla, s’kam ç’u bëj”, tregtari ankohet për qytetarët që nuk ruajnë distancën: S’kanë as doreza, u japim qese që të kapin perimet

VIDEO
Në videon e publikuar nga Abcnews, shihet se si qytetarët e mbledhur grumbull, nxitojnë të bëjnë pazaret në orën e tyre që kanë marrë leje duke qenë se nesër që është e dielë, është gjithçka e mbyllur.
Featured image of article: “Janë shqiptarë vëlla, s’kam ç’u bëj”, tregtari ankohet për qytetarët që nuk ruajnë distancën: S’kanë as doreza, u japim qese që të kapin perimet
Përditësuar:

TIRANË– Disa prej tregtarëve janë ankuar se qytetarët nuk e ruajnë aspak distancën nga njëri-tjetri teksa bëjnë blerjet dhe nuk vendosin as doreza dhe as maska. Në videon e publikuar nga Abcnews, shihet se si qytetarët e mbledhur grumbull, nxitojnë të bëjnë pazaret në orën e tyre që kanë marrë leje duke qenë se nesër që është e dielë, është gjithçka e mbyllur.

Siç e shikon vetë nuk e ruajnë distancën. Janë shqiptarë, s;kemi ç’u bëjmë. U japim qese që t’i kapin me qese perimet, ndërsa për tjetër gjë, nuk mbajmë dot përgjegjësi. Marrin furnizime për dy ditë dhe turren të gjithë,”- thotë një prej tregtarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orën 13:00 të mesditës së sotme vendi është në karantinë të plotë, për tu hapur edhe njëherë mëngjesin e së hënës. Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Bizneset janë mbyllur dhe shumë qytetarë kanë humbur punët duke mbetur kështu në pritje të pagës së luftës. Covid-19 u shfaq në vendin tonë në fillimin e muajit mars dhe solli mbylljen e të gjithë shqiptarëve. Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 333 dhe janë shënuar 18 viktima. 99 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Totali i testimeve është 2247, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment