Showbiz

“Janë momente që ufff”, Alban Dudushi tregon se si një djalë i ngacmoi vajzën adoleshente

Moderatori shqiptar ka treguar se si e ka përballuar ngacmimin e një djali kundrejt vajzës së tij Joelle që tashmë është në moshën e adoleshencës.
Featured image of article: “Janë momente që ufff”, Alban Dudushi tregon se si një djalë i ngacmoi vajzën adoleshente Moderatori Alban Dudushi, gruaja e tij Bieta Sulo dhe fëmijët, vajza Joelle dhe djali Kroi Art

Moderatori Alban Dudushi ka folur së fundmi për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Thumb”, Dudushi tregoi se si e përballoi ngacmimin e një djali kundrejt vajzës së tij adoleshente. Moderatoret e pyetën e nëse Joelle i ka rrëfyer ngacmimet që ka marrë nga djemtë dhe moderatori tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të bijën.

“Ka qenë njëherë, më ka thënë për një çun që e ngacmonte dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkoj se më vjen turp pastaj mua. Por ai nuk e ngacmoj më dhe natyrisht këto janë momente që ufff,“- tha Dudushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alban Dudushi është tashmë i martuar me moderatoren Bieta Sulo. Dyshja janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kroi Art, kurse vetë Dudushi është edhe babai i një vajze, Joelle që ka me gruan e tij të parë, aktoren Nigda Dako.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment