Politike

“Janë më pak se një kalçeto”/ Basha nga Shkodra: Asnjë bashki nuk ka kryetar, PS po poshtërohet nga dita në ditë (VD)

Nga qyteti verior Basha tha se asnjë bashki nuk ka kryetar, teksa paralajmëroi se qytetarët të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

SHKODËR- Lideri demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit të takimeve të tij për “Rrugëtimin për Shqipërinë”.

Nga qyteti verior Basha tha se asnjë bashki nuk ka kryetar, teksa paralajmëroi se qytetarët të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pyetje: Shkodra është në krizë pas 30 qershorit?

Lulzim Basha: Asnjë bashki nuk ka kryetar. Shqiptaret të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje edhe vetë socialistët janë të mërzitur nga qeveria që i turpëron çdo ditë me kandidat të kriminalizuar”, u shpreh Basha.

Pyetje: Kanë filluar negociatat me PS për zgjidhjen e krizës?

Lulzim Basha: Përfat të keq PS po poshtërohet nga dita në ditë nga persona me rekorde kriminale dhe vazhdon të drejtohet nga një grusht njerëzish që janë më pak se një kalçeto, të cilët nuk kanë interes në ndryshim, por në këtë gjendje. Kjo është kontradita në Shqipëri.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” është forma e zgjedhur në kuadër të aksionit opozitar, ku Lulzim Basha do të takohet me qytetarët dhe të diskutojë problemet e tyre. Forma me protesta duket se është harruar nga opozita dhe tashmë me qytetarët do të kumunikohet sy më sy. Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Elbasan e Korçë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment