Aktualitet

“Janë disa video”, Klodiana Lala zbardh detaje për ‘zjarrin’ që po përgatitet: Po përpunohen, po bëhen gati

E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutohet për videon e paralajmëruar pasditen e sotme, ku sipas artikullit të “Koha Jonë” një ambasador është filmuar duke kryer marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama, Lala u shpreh se nuk është një video e vetme.
Featured image of article: “Janë disa video”, Klodiana Lala zbardh detaje për ‘zjarrin’ që po përgatitet: Po përpunohen, po bëhen gati Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se shumë shpejt do të publikohen disa video.

E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutohet për videon e paralajmëruar pasditen e sotme, ku sipas artikullit të “Koha Jonë” një ambasador është filmuar duke kryer marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama, Lala u shpreh se nuk është një video e vetme.

Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj,”– tha Lala teksa shtoi se nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me këtë çështje.

Pasditen e sotme, në një artikull në “Koha Jonë”, Nikoll Lesi u shpreh se Meta ka në dorë një video ku një ambasador bën seks me një zyrtare të Ramës. Sipas artikullit, ambasadori që është filmuar, do të shpallet non-grata nga presidenti pas Borchardt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment