Politike

‘Janë dhjetëra PPP që duhen anuluar’/ Eksperti i ekonomisë debat me ministren Denaj: Ç’do bëni me 100 mijë të papunë?! Më thuaj…

VIDEO
Ai ka përmendur të gjitha PPP-të që sipas tij janë të panevojshme, duke e pyetur ministren nëse kishte një plan për të papunët. 
Featured image of article: ‘Janë dhjetëra PPP që duhen anuluar’/ Eksperti i ekonomisë debat me ministren Denaj: Ç’do bëni me 100 mijë të papunë?! Më thuaj… Majlind Lazimi dhe Anila Denaj

TIRANË– Ministja e Financave, Anila Denaj ka folur lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2021. Ajo është përplasur me eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, i cili kundërshtoi parashikimet e bëra nga maxhoranca. Ai ka përmendur të gjitha PPP-të që sipas tij janë të panevojshme, duke e pyetur ministren nëse kishte një plan për të papunët. 

DEBATI I PLOTË:

Denaj:Çfarë kuptimi ka? 120 milionë euro janë PPP, e keni nga buxheti. Shumë mund të mos qëndrojnë aty. Check-up është kot. PPP i vdekur. Laboratorë.

Lazimi:Sa do kurseni?

Lazimi: Parashikimet e bëra nga qeveria nuk qëndrojnë. PPP marrin shumë para që janë të panevojshme, kur jemi në një situatë krize të tillë.

Denaj: Cila PPP nuk duhen?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lazimi:41% e të ardhurave shkojnë për ushqimet. 4-fish e mesatares së BE, pa llogaritur veshje dhe ujë. Kemi shpenzime të larta edhe për Shqipërinë. Me e larta në BE kjo shifër. Nga 100 lekë, 41 lekë shkojnë për ushqimet bazike. Kjo qeveri ka një mandat deri në prill, emergjenca është pandemia. Unë do të thoja që ç’më duhen investimet në rrugë. A ke mjekë njëherë? Duhet bërë plan shpëtimi.

Denaj: Ju thoni është elektorale rritja e rrogave për mjekët, tani thoni kështu. Unë përgjegjshmërinë e kam të gjithë vitin.

Lazimi: Çdo të bëni për 100 mijë njerëz pa punë? Keni plan? Nuk dinë të bëjën asgjë.

Denaj: Sa e keni tregun e të punësuarve në fund të korrikut? Numri i të punësuarve në fund të muajit shtator është më i lartë se ai i fundit të shkurtit.

Lazimi: Po nuk ke punë, nuk ke konsum. Ju thoni që papunësia do të rritet dhe do të ulet.

Denaj: Unë them do të rriten. Ashtu e kemi parashikuar do të rritet dhe do të ulet vitin tjetër. Ju thoni që 40 mijë të papunë, nuk duan të gjejnë punë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment