Politike

“Janë bërë 12 mln euro investime në Kolonjë”/ Kapexhiu thumbon Erion Isain: Cila është pjesa jotë nga kjo shumë? Kryebashkiaku vihet në siklet: Unë marr…vetëm rrogën

Pas kësaj ka reaguar karikaturisti Bujar Kapexhiu  i cili me ironi i ka thënë se nga kjo shumë parash cila është pjesa që ka marrë ish-aktori.
Featured image of article: “Janë bërë 12 mln euro investime në Kolonjë”/ Kapexhiu thumbon Erion Isain: Cila është pjesa jotë nga kjo shumë? Kryebashkiaku vihet në siklet: Unë marr…vetëm rrogën Bujar Kapaxheiu dhe Erion Isai

TIRANË- Erion Isai, i cili tashmë është  kryetar bashkie në Kolonjë, është shprehur se gjatë kohë që ka qenë në krye të detyrës janë bërë 12.2 milionë euro investime. Pas kësaj ka reaguar karikaturisti Bujar Kapexhiu, i cili me ironi i ka thënë se nga kjo shumë parash cila është pjesa që ka marrë ish-aktori. Ndërkohë Isai ka ditur të dalë me lezet nga situata duke iu përgjigjur Kapexhiut se ai merr vetëm rrogën dhe asgjë më shumë.

Pjesë nga Biseda në ‘Open”

Isai: Dua të them që gjatë këtij viti që unë jam në krye të bashkisë Kolonjë, janë bërë 12.2 milionë euro investime.

Eni Vasili: Mos bëj fushatë

Kapexhiu: Nga këto 12 milionë, dua të di sa është pjesa jote?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isai: Patjetër ta shpjegoj unë, pjesa ime është 100% e angazhimit tim personal, se për fatin tim dhe për nder të atij televizioni ku ju jeni ulur ju, i kam zgjidhur mekohë prblemet financiare.

Eni Vasili: Korrupsimi i artistit duket e paarsyeshme…

Kapexhiu: Ndoshta Erioni mund të fitonte më shumë si aktor, sapo filloi regjizurën u bë kryetar. Si aktor mund të fitonte më shumë se sa kryetar bashkie…

(a.k.dosja.al)

Shto Koment