Aktualitet

Morën peng dhe vranë Jak Prengën, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit, ende asnjë shenjë e kufomës

  • Telefonata e ‘Doçit’ nga Shkodra, si u lidh me vëllain e burgosur të Jak Prengës
  • Kushërinjtë Hajri se prishin terezinë, shkëmbejnë buzëqeshje me gardianët (VD)
  • Gjykata Penale ka vendosur sot masën “arrest me burg” për të akuzuarit për vrasjen e Jak Prengës. Gjatë seancës së sotme ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se resortin e mbanin të mbyllur prej tërmetit dhe se nuk e dinin se kush mund të kishte hyrë brenda. Avokati i tyre tha se pamjet e videos janë bardhezi dhe të paqarta për të përcaktuar se janë klientët e tij. 
    Featured image of article: Morën peng dhe vranë Jak Prengën, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit, ende asnjë shenjë e kufomës Jan Prenga dhe pamje nga Gjykata
    Përditësuar:

    TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Para trupës gjykuese dolën të arrestuarit; Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 10 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

    Të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Gjatë seancës së sotme ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se resortin e mbanin të mbyllur prej tërmetit dhe se nuk e dinin se kush mund të kishte hyrë brenda. Leonard Hajri, gjithashtu mohoi pjesëmarrjen në krim duke pretenduar se në Shqipëri nuk merrej me asgjë pasi jetonte ne Itali. Jashtë ambienteve të Gjykatës, avokati i tyre Arbër Hoxha u shpreh se edhe ai e kishte parë videon ku pretendohej se të akuzuarit fusnin në një furgon trupin e pajetë të 49-vjeçarit Prenga. Sipas tij, pamjet janë bardhezi dhe të paqarta për të përcaktuar se janë klientët e tij. 

    Ata mendohet se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit. Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk u dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

    Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

    Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit e kenë nxjerrur të pajetë trupin e Jan Prengës dhe e kanë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

    (k.m/dosja.al)

    • 13:53

      “Janë gjërat e mia, mos bëni gabim ta prekni”/ Telefonata e ‘Doçit’ nga Shkodra, si u lidh me vëllain e burgosur të Jak Prengës

      Jak Prenga

      Detaje të tjera shtesë nga përpjekjet e familjes pas ditëve kur Jan apo Jak Prenga u rrëmbye në Kamëz. Gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve policore tregoi për Top Channel dëshminë e Anton Prengës që është vëllai i pengut të zhdukur dhe që u kthye nga Anglia për të mësuar për fatin e familjarit.

      “Jam Gentjan Doci nga Shkodra, mos bëni gabim te prekni sasinë e kokainës pasi janë gjerat e mia dhe duhet t’mi ktheni mbrapsht”.

      Kjo është telefonata që ka bërë Doci në drejtim të Ndrek Prengës që ishte në burg dhe që është vëllai i Jak apo Jan Prengës. Ndreka i ka thënë që unë jam në burg por do flas me A dhe G. Shullanin dhe do i sqaroj gjërat. Pas disa ditësh Ndrekën e ka telefonuar një person tjetër që i është prezantuar si Gramozi nga Vlora (Dritan Rexhepaj) i cili i ka thënë “mos bëni gabim të luani gjërat tona”. Më tej përmendet edhe biseda mes Astrit Prendit që pyet ku e kam vëllain dhe Gentjan Doci i thotë “ju e dini ku e keni vëllain”.

      Por detaji më i rëndësishëm, i tha një burim policor Anila Hoxhës është fakti i telefonatës së zhvilluar mes Dritan Rexhepaj dhe Ndrek Prengës, atëherë kur Astriti kishte paguar 700 mijë paund për pjesën e vet që nuk e kishte kthyer. Nga data 22 janar familja ka pritur kthimin e pengut shpjegojnë burimet e grupit të hetimit për gazetaren Hoxha. Ndrek Prenga ka telefonuar Gramozin ( Dritan Rexhepajn). Pasi e ka telefonuar thotë vëllai i pengut të zhdukur Gramozi nga Vlora i është përgjigjur “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë te detyrohem të të jap emrat dhe ata që kanë organizuar pengmarrjen janë Gentjan Lush Doci, Gentjan Nik Bleta dhe Korado Doda”.

      Marrë nga Top Channel

    • 12:26

      Kushërinjtë Hajri se prishin terezinë, të relaksuar brenda kafazit të qelqtë, shkëmbejnë buzëqeshje me gardianët

      Dalin pamjet e para të fisit Hajri në Gjykatë për pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga. Siç duket edhe nga pamjet dy kushërinjtë Hajri janë shfaqur buzagaz në kafazin e qelqtë. Fillimisht duke qeshur kapet Leonard Hajri, i cili është vendosur në fund të ‘kafazit’, ndërsa në një moment tjetër kapet Eltoni. Ky i fundit shkëmben buzëqeshje me efektivin e Policisë, pasi ky i fundit i kërkoi që të çohej në këmbë.

    • 12:17

      I biri i përfshirë për vrasjen e Jak Prengës, i ati përlotet, me zë të dridhur e mbron: Atë ditë ishte tek tezja

      Babai i Elton Hajrit, Shkëlqim Hajri, ka folur për mediat menjëherë pas seancës në Gjykatën Penale, ku ndaj të birit u vendos “arrest me burg”. Ai u shpreh se i biri nuk dilte nga shtëpia dhe prej kohësh qëndronte brenda pasi kishte probleme të tijat.

      “Djali im ka qenë në punë. Djali im nuk ka asnjë lloj lidhje me të. E kanë arrestuar kot fare. Kot fare! Djali im nuk ka asnjë dokument se nuk dilte nga shtëpia, isha i kënaqur po të dilte 30 metra ai. Kishte problemet e veta. Në datë 17 janar ka qënë tek tezja. Është besimtar normal,”-tha ai.

    • 12:10

      ZBARDHET dëshmia e të pandehurve në gjyq: Kompleksin e kishim mbyllur, s’e dimë kush ka hyrë. Leonard Hajri: Unë jetoj në Itali, jam emigrant

      Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se në seancë të pandehurit janë shprehur se resorti ka qënë i mbyllur pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

      “Në kompleks nuk ka punuar asnjë person. Nuk e dimë kush mund të hyrë apo vepruar në kompleks. Kompleksi i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti,”-janë shprehur ata para gjykatës. 

      Ndërsa Leonard Hajri ka rrëfyer se jetonte në Itali si emigrant edhe pse ka qënë i dënuar për trafik droge.

      “Kam ardhur para ca kohësh dhe jam i dënuar në Itali për drogë. Jetoj aty si emigrant. Ndërsa në Shqipëri nuk jam dënuar ndonjëherë.” ka thënë Leonard Hajri para trupës gjykuese.

    • 12:21

      Flet avokati i 5 të arrestuarve: Në Gjykatë pamjet ishin të printuara bardh e zi, nuk dalloheshin personat

      Ditën e sotme Gjykata Penale ka dhënë sërish masën e sigurisë  “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës.

      Për këtë vendim avokati i të pandehurve, Arbër Hoxha deklaroi se në gjykatë Prokuroria nuk kishte dorëzuar pamje nga resorti por vetëm foto bardh e zi, që sipas tij nuk dalloheshin personat që ndodheshin në të.

      “Është bërë e modës masa “arrest me burg” për çdo vepër penale. Gjykata i mori të mirëqena faktet. Gjykata i kishte të printuara pamjet, i kishte të stampuara. Fakti që këta perosna mund të kenë qenë në resort kjo nuk do të thotë që ata janë autorët.  Pamjet ishin të printuara bardh e zi dhe në to nuk dukej asnjë gjë. Nuk dalloheshin fytyrat e të pandehurve. Të pandehurit deklaruan që nuk kanë lidhje me veprën penale.”, u shpreh ai.

    • 11:40

      Festim Bexhdili ‘indiferent’ para togave të zeza: Hiç ja merrem me punë…

      Jan Prenga dhe pamje nga Gjykata

      Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, Festim Bexhdili, i cili dyshohet se është personi që zhduku trupin e Jak Prengës dhe gjithë provat që mund të inkriminonin shokun e tij. Bexhdili nga Germeni i Kavajës megjithëse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarja kur është pyetur nga trupa gjykuese për punën që ai bënte ka dhënë deklaratë të paqartë.

      “Hiç ja merrem me punë…” është shprehur ai.

    • 11:00

      Rrëmbimin e mësuam nga mediat, flasin familjarët e Jak Prengës: S’kishte dijeni për problemet e vëllait në Angli

      Jan Prenga dhe aksioni i Policisë

      Familjarët e Jak Prengës, që u mor preng dhe më pas u vra nga tre grupe kriminale kanë vendosur të flasin. Ata shprehen se nuk kanë ditur asgjë për rrëmbimin e të afërmit të tyre dhe gjithçka e kanë marrë vesh nga mediat. Në një prononcim për Fax News janë shprehur se 49-vjeçari nuk ka pasur dijeni për problemet e vëllait në Angli, pasi në do kishte informacione do ruhej.

      Ai ka parë gjithmonë punët e veta. Në nuk dinim që Jani të ketë patur probleme. Ditën e rrëmbimit nuk kemi marrë pajtues gjaqesh, nuk kishim dijeni. Po të kishim dijeni do të bashkëpunonim me policinë. Po të dinte problemet e vëllait në Angli do të ruhej. E kemi mësuar lajmin nga mediat. Kërkojmë nga shteti të gjendet trupi i tij”- janë shprehur familjarët.

    Shto Koment