Aktualitet

FOTOT/ Në kafe me gruan, momentet e fundit të Jan Prengës, jashtë lokalit e pret një nga ‘rrëmbyesit’, si e ndoqën hap pas hapi

Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër.
Featured image of article: FOTOT/ Në kafe me gruan, momentet e fundit të Jan Prengës, jashtë lokalit e pret një nga ‘rrëmbyesit’, si e ndoqën hap pas hapi Jan Prenga ne kafe me gruan

TIRANË- Dalin pamjet e fundit të Jan Prengës, 48-vjeçarit që u mor peng në Kamëz më 17 janar, në orën 13:00. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, Prenga shihet teksa pi kafe me të shoqen në një lokal në Kamëz, ndërkohë një person jashtë lokalit e vëzhgon gjatë gjithë kohës.  Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër.

Jan Prenga ne kafe me gruan

Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli.

Roja qe ndjek Jan Prengen

Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.

Jan Prenga

Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.

Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment