Bota

Jamal Khashoggi u masakrua në 2018/ Gruaja e gazetarit: Vrasësit nuk do të falen, askush nuk e ka këtë të drejtë

Ajo tha se është zotuar se do të luftojë për drejtësi duke thënë se falja është kërkuar që 5 të arrestuarit t’i shpëtojnë dënimit me vdekje.
Featured image of article: Jamal Khashoggi u masakrua në 2018/ Gruaja e gazetarit: Vrasësit nuk do të falen, askush nuk e ka këtë të drejtë Hatixhe Cengiz dhe Jamal Khashoggi

STAMBOLL- Hatixhe Cengiz,  e fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u maskrua në Stamboll të vitit 2018 ditën e sotme është shprehur se “askush” nuk ka të drejtë të falë vrasësit, pasi së fundmi të afërmit e vrasësit kanë kërkuar falje. Ajo tha se është zotuar se do të luftojë për drejtësi duke thënë se falja është kërkuar që 5 të arrestuarit t’i shpëtojnë dënimit me vdekje.

“Kurthi dhe vrasja e tij tinzare nuk ka statut kufizimesh dhe askush nuk ka të drejtë të falë vrasësit e tij. Unë dhe të tjerët nuk do të ndalemi derisa të bëjmë drejtësi për Jamal”, tha ajo.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018, siç supozohet nga rreth 15 ekzekutorë sauditë që kanë copëtuar trupin e tij. Arabia Saudite ka dënuar pesë njerëz me vdekje vitin që shkoi por ka dyshime të gjera se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës dhe regjimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi;BBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment