Sport

“Jam ulur me Wanda Naran dhe i kërkova që Icardi të luajë me ne!”

Kjo po që është ofertë e hapur!
Featured image of article: “Jam ulur me Wanda Naran dhe i kërkova që Icardi të luajë me ne!” Mauro Icardi

Presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas, ka dhënë një intervistë për Tuttosport në pritje të sfidës së Champions League që skuadra e tij do të luajë kundër Juventusit.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi, i cili aktualisht luan me PSG-në “Nëse Icardi do të kthehet në Itali, mbase te Juventusi? Nëse ai ka dëshirë të luajë çdo javë, duhet të vijë te Lyon”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Verën e kaluar ia kam thënë edhe gruas së tij. Po, kam patur një takim më Wanda Naran dhe më ka lënë një përshtypje shumë të mirë si menaxhere”, ka thënë Aulas.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment